TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanović, po trajtohet për pneumoni pas këshillës së mjekut i cili e ka vizituar së fundmi, raportonTanjug.
Mësohet se kreu i shtetit malazes i është nënshtruar disa testeve pas dyshimeve për Covid-19, në të cilat ka rezultuar negativ.
Lajmi është konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi.
“Testet e deritanishme, përfshirë edhe ditët e sotme, kanë treguar se është negativ për covid 19”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë parametrat jetësorë të Gjukanoviç janë të qëndrueshëm dhe ai kryen detyrat presidenciale pa pengesa”, vijon njoftimi.