BALLKAN, 16 Dhjetor 2020, 15:14

Koronavirusi/ Pesë të vdekur dhe 296 raste raste të reja në Kosovë

Koronavirusi/ Pesë të vdekur dhe 296 raste raste të reja në


Numri i infeksioneve dhe viktimave është ulur në Kosovë. Gjatë 24 orëve nga 1.158  testeve të kryera rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5  raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318.