TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij në Palament, ditën e sotme ka lajmëruar në lidhje me mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Mirsotakis ka thënë se vaksina do të mbërrijë falas dhe në çdo cep të Greqisë. Sipas tij operacioni i vaksinimit do të ketë emrin “Liria”. Sipas tij sfida për fillimin e vaksinimit masiv do të fillojë javën e ardhshme.
“Brenda javës së ardhshme atdheu ynë ftohet të ballafaqohet me bastin e madh të vaksinimit masiv. Do të duhet të mbërrijnë në 1,018 qendra speciale vaksinimi me 65 njësi lëvizëse. Për pak 24 orësh pra fillon fushata kombëtare për vaksinimin shënon në të njëjtën kohë, jo fundin e fillimit, por kësaj herë me të vërtetë fillimin e fundit dhe thelbin e jep plotësisht një fjalë e vetme: Liria. Kështu do ta emërojmë këtë operacion”Operacioni Liria”. Liri që te jetojmë dhe të krijojmë të shëndetëshëm të çliruar nga robëria dhe detyrimet e pandemisë. Liria që do të rikthehemi dhe të pretendojmë sërish ritme të larta prosperiteti. Liria që të festojmë në 2021-shin, 200 vjetorin e lirisë tonë si komb”-ka thënë ai.
Fjalimi i plotë:
“Brenda javës së ardhshme atdheu ynë ftohet të ballafaqohet me bastin e madh të vaksinimit masiv. Është një tjetër sfidë e paparë. Nuk ekzistojnë zgjidhje të gatshme dhe as përvojë e kristalizuar. Mirëpo ekziston nevoja e pamposhtur, e panegociueshme që ky aksion i madh të finalizohet me shpejtësi dhe me suksese.
E dini se qeveria, në marrëveshje me partitë e opozitës me iniciativën e ministrit të shëndetësisë, po organizon dhe zbaton Planin Kombëtar të Vaksinimit në mënyrë që blindimi ndaj koronavirusit të mbërrijë falas te çdo qytetar në çdo cep të vendit. Me prioritet që do të përcaktohet nga komisioni kombëtar i vaksinimit, me kritere të rrepta shkencore. Miliona vaksina do të duhet të udhëtojnë, të ruhen me siguri, shumë shpesh në temperatura shumë të ulëta. Do të duhet të mbërrijnë në 1,018 qendra speciale vaksinimi me 65 njësi lëvizëse. Është një aksion teper-teper kompleks, Organizimi evropian ndoshta e jep miratimin për vaksinën e parë të Pfizer-it edhe një javë më herë nga sa e prisnim.
Rrjedhimisht, duhet të jemi gati që të fillojmë këtë aksion. Do të shfrytëzojmë teknologjinë, ashtu siç do të shfrytëzojmë dhe çdo mënyrë komunikimi. Prandaj nuk flasim për një fushatë , por falasim për një operacion. Do të kërkojmë ndihmesën e gjithë ekspertëve, shkencëtarëve, institucioneve, partnerve social, të kishës, të farmacitëve që do të luajnë një rol deciziv se si do të mbyllen takimet, sidomos për bashkëqytetarët e moshuar dhe janë i sigurt se do të arrijmë t’ia dalim mbanë me sukses në këtë aksion të madh. Mirëpo, kujdes, kërcënimi i Covuid do të përgjojë deri sa të vaksionohet të paktën 60% e popullsisë së Greqisë dhe siç e dini në shumicën e vaksinave ka dy cikle mbrojiteje.
Prandaj dhe përkushtimi ndaj masave mbrojtëse duhet të vazhdojë do të mbajmë maskë dhe pas vaksinës dhe sa më shumë të avancojë vaksinimi aq më shumë do të zmbrapset virusi dhe kaq më shpejt do të mund të rifitojmë kontrollin e jetës tonë, për pak 24 orësh pra fillon fushata kombëtare për vaksinimin shënon në të njëjtën kohë, jo fundin e fillimit, por kësaj herë me të vërtetë fillimin e fundit dhe thelbin e jep plotësisht një fjalë e vetme: Liria. Kështu do ta emërojmë këtë operacion”Operacioni Liria”. Liri që te jetojmë dhe të krijojmë të shëndetëshëm të çliruar nga robëria dhe detyrimet e pandemisë. Liria që do të rikthehemi dhe të pretendojmë sërish ritme të larta prosperiteti. Liria që të festojmë në 2021-shin, 200 vjetorin e lirisë tonë si komb,“-ka thënë kreu i qeverisë greke në fjalën e tij në Palament.