AKTUALITET, 8 Gusht 2021, 19:10

U dërgua për shuarjen e flakëve, rrëzohet avioni në Greqi!

U dërgua për shuarjen e flakëve, rrëzohet avioni në

Një incident është regjistruar ditën e sotme në Greqi në një kohë që të gjithë autoritetet janë në “luftë” me zjarret.

Një avion zjarrëfikës u rrëzua në zonën e Zakynthos. Sipas mediave greke, piloti i avionit u plagos por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Avioni ishte dërguar në këtë zonë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në qytezën e Lagopodo-Macherado.

Aktualisht autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Në vatrën e zjarrit në Zakynthos po punojnë 24 zjarrëfikëse dhe shtatë automjete.