LIFESTYLE, 23 Gusht 2021, 22:02

Turqi/ Blogerja 23-vjeçare bie nga 50 metra lartësi dhe humb jetën teksa filmonte për “Tik-Tok” (Video)

Turqi/ Blogerja 23-vjeçare bie nga 50 metra lartësi dhe humb

Rrjeti social “Tik-Tok” sa argëtues, aq edhe i rrezikshëm bëhet për disa përdorues. Një blogere turke, ka humbur jetën tragjikisht teksa filmonte një video për llogarinë e saj.

23-vjeçarja Kubra Dagon, ra nga 50 metra lartësi teksa filmonte një video në tarracën e një pallati në Stamboll.

Ajo kishte shkuar tek shtëpia e kushërirës së saj 16-vjeçare dhe vendosën të bënin disa filmime të perëndimit të diellit në tarracën e një pallati.

Dagon shkeli në një pjesë plastike të tarracës e cila u thye duke e çuar blogeren 50 metra poshtë e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.