AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 17:18

Turistët bllokohen në Kanionet e Holtës, emergjencat në vendngjarje

Turistët bllokohen në Kanionet e Holtës, emergjencat në

Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh.

Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e turistëve.

Në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikëset dhe emergjencat civile.

Nga spitali i Gramshit janë nisur 3 ambulanca.

Zona ka vështirësi edhe me valët telefonike, ndaj dhe kërkimi i ndihmës ka qenë i vështirë.