AKTUALITET, 8 Janar 2019, 12:02

Trupi i Anxhelës vjen në Shqipëri, Babai: E groposa vajzën se nuk doja ta hanin kafshët

Trupi i Anxhelës vjen në Shqipëri, Babai: E groposa vajzën

Trupi i 29 vjeçares e cila u vra nga babai i saj është sjellë në Berat për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Nëna e vajzës ka hapur dyert e mortit dhe ceremonia e lamtumirës do të bëhet nesër në varrezat e Suelas.

Babai ka dëshmuar se pasi kishte kryer krimin kishte pastruar shtëpinë, djegur rrobat dhe të gjitha sendet personale të vajzës si dhe kishte hedhur në fushë telefonin.

Kur e pyetën 52 vjeçarin përse e kishte varrosur, ai u shpreh për Star Tv: "Nuk doja ta lija jashtë ta hanin kafshët. E varrosa. Më pas nuk dija se ç’duhet të bëja"

Ndërkohë i dashuri është shprehur se donte që i ati i Anxhelinës të kalbej në burg.

"I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Familja e saj më kërcënoi që ta lija por unë e dashuroja. Problemi i të atit ishte se unë isha afgan. Nuk më njihte personalisht por kishte problem origjinën time,"-tha ai.