AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 09:23

Basha nxjerr të dhënat e Eurostat: Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë

Basha nxjerr të dhënat e Eurostat: Vitin e kaluar shqiptarët

Kreu i opozitës Lulzim Basha, reagon pas të dhënave të publikuara nga Eurostat, ku rezultonte se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur kështu vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.

Basha shkruan në rrjetet sociale se është koha për ndryshim dhe, sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.

“‪Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Lulzim Basha.

‪Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon...

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, December 16, 2020