BOTA, 2 November 2026, 18:11

“Europa ka nevojë për një armik”, Shoigu: Zoti ju ruajt nëse Rusia nis luftën hibride kundër jush

“Europa ka nevojë për një armik”, Shoigu: Zoti ju

"Zoti na ruajt që Perëndimi të shohë ndonjëherë momentin kur Rusia të fillojë një luftë hibride kundër tij”. Kështu u shpreh sekretari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Sergei Shoigu, në një bisedë me gazetarët në kuadër të Javës Ndërkombëtare “Popujt e Rusisë”.

“Ata vazhdimisht kanë nevojë për një armik. Presidenti ynë ka thënë tre ose katër herë në dy muajt e fundit se nuk kemi ndërmend të sulmojmë ndonjë vend evropian. Dhe ata vazhdimisht pretendojnë se Rusia po zhvillon një luftë hibride kundër tyre. Nuk kemi kohë për ju. Kjo është e para. Dhe e dyta... Zoti ju ruajt të jetoni deri në ditën kur Rusia të fillojë të zhvillojë një luftë hibride kundër jush”, ishin fjalët e Shoigut.

Siç theksoi ai, politikanët perëndimorë kanë degraduar dhe do të ishte e dëshirueshme që personalitete të kalibrit të ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher, ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, si dhe ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, të rishfaqeshin mes tyre.

Sipas tij, niveli i besimit te partnerët perëndimorë është aktualisht shumë i ulët dhe ata kanë shumë për të bërë për ta rindërtuar atë.