BOTA, 25 July 2026, 22:33

Trump me urdhër të ri për ushtrinë amerikane: Mos kryeni sulme të reja ndaj Iranit

trump.jpeg

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të mos ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke i dhënë fund një serie gati dy-javore operacionesh ushtarake të përditshme, sipas dy burimeve të njohura me vendimin, të cituara nga media amerikane AXIOS.

Vendimi i Trump erdhi pas 13 ditësh radhazi, gjatë të cilave ai kishte autorizuar sulme ndaj objektivave iraniane.

Ende nuk është e qartë nëse ndalimi i operacioneve ushtarake është një masë e përkohshme apo sinjalizon një ndryshim më të gjerë në strategjinë e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Sipas burimeve, vendimi lidhet me dy faktorë kryesorë: synimin e Trump për t’i dhënë më shumë hapësirë diplomacisë dhe vlerësimin se, pa një rikthim në operacione ushtarake në shkallë të gjerë, efektiviteti i sulmeve të deritanishme ka arritur kufijtë e tij.

Megjithatë, ushtria amerikane vijon të përgatisë plane për një rikthim të mundshëm në operacione më të gjera, por deri tani presidenti amerikan nuk ka dhënë urdhër për një zhvillim të tillë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi këto raportime.