BOTA, 24 Shkurt 2018, 10:49

VIDEO/ Hidhet nga kati i 24-ët, por shpëton mrekullisht!

VIDEO/ Hidhet nga kati i 24-ët, por shpëton mrekullisht!

Një person është hedhur nga kati i 24-të i një ndërtese dhe ka shpëtuar. Mrekullia ka ndodhur në Stokholm.

I riu, i cili ka mbetur anonim është hedhur nga tarraca e një kulle 75 metra të lartë, por për fatin e tij të keq parashuta nuk iu hap duke bërë që djaloshi të përplasej me asfaltin.

Për habinë e të gjithëve ai arriti të shpëtonte me disa plagë të vogla dhe shembje, por është jashtë rrezikut për jetën.