TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce, tha të premten se do të japë dorëheqjen nga posti i tij pas një seri skandalesh, përfshirë një lidhje jashtëmartesore.
Joyce tha se do të tërhiqej të hënën si lider i Partisë Kombëtares, dhe si zëvendëskryeministër.
Ai më parë i kishte rezistuar thirrjeve për t’u larguar nga një shqyrtim intensiv mbi sjelljen ministrore.
Skandali ka dominuar politikën australiane për më shumë se dy javë.
Joyce në një konferencë për shtyp në qytetin Armidale, u shpreh se: “Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt. Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.
Joyce, një populist nga zonat rurale të Australisë dhe një anëtar i rëndësishëm i koalicionit qeverisës të parlamentit, kishte pranuar më parë lidhjen me një anëtare të stafit e cila është aktualisht shtatzënë.
Mediat australiane hezitonin të raportonin mbi marrëdhënien e tij me Vikki Campion, derisa u zbulua që çifti jetonte në një apartament të dhuruar nga një përkrahës i Joyce.
Joyce tha se do të tërhiqej të hënën si kreu i Partisë Kombëtare dhe si zëvendëskryeministër, por do të vazhdojë të shërbejë në Parlament si një anëtar që përfaqëson zonën e tij elektoralë të NewEngland.