BOTA, 5 Janar 2018, 12:03

Trump: Libri i autorit Wolff, i mbushur me gënjeshtra

Trump: Libri i autorit Wolff, i mbushur me gënjeshtra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur librin që pritet të publikohet për të, një vepër "plot me gënjeshtra".

Libri e pëshkruan Presidencën e Trump, si kaotike dhe të palumtur. Autori shprehet se Trump ishte shumë i surprizuar kur fitoi zgjedhjet.

Libri citon ish këshilltarin e Trump, Steve Bannon, i cili përshkruan një takim me rusët, si një tradhëti kombëtare.

Avokatët e Trump, janë munduar të ndalojnë publikimin e librit.

Çfarë përmban libri?

  • Trump dhe ekipi i tij ishin të shokuar dhe të tmerruar pasi fituan zgjedhjet presidenciale
  • Gruaja e Trump, Melania, ka qenë shumë e trishtuar nga fitorja dhe ka qarë pas daljes së rezultatit
  • Trump ka qenë shumë i nervozuar, që yjet botëror të show bizit nuk kanë marrë pjesë në inagurimin e tij
  • Presidentit i është dukur Shtëpia e Bardhë "e frikshme"
  • Vajza e Trump, Ivanka, kishte një plan sëbashku me burrin e saj, Jared Kushner, që ajo do të ishte gruaja e parë presidente në SHBA.
  • Ivanka Trump, është tallur me flokët e Presidentit Trump.

BBC / TPZ.AL