TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme, ku po raportonte minsitri Ditmir Bushati vjen edhe reagimi i nënkryetarit Tritan Shehu.
Ai e quan të parecedentë mënyrën se si u zhvillua mbledhja dhe e akuzoi kryetaren Kodheli se s’bëri gjë tjetër veçëse të tejkalonte këto moment tragjik që sipas tij, po kalonte kjo qeveri.
“Ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e parlamentit. Kryetarja e komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavërtetat e mëdha që po bëjnë. Fatkeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie. Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian. Ministri me leksione teorike u mundua ta fshehë të vërtetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë. Kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri”,- tha ai.