LIFESTYLE, 7 Shkurt 2018, 10:56

Trendi më “cool” i xhinseve për 2018-n sipas femrave të Instagramit

Trendi më “cool” i xhinseve për 2018-n sipas femrave

Me bast që keni pantallona xhinse të ngushta në gardërobën tuaj! Pas të gjithave, ato janë shpëtimtarja juaj, sepse janë joshëse dhe të thjeshta për t’u kombinuar.

Por tashmë në 2018-n, vajzat e modës dhe femrat e ekranit shqiptarë kanë nisur një trend të ri xhinsesh, të cilat po i shohim gjithnjë e më shumë: pantallonat e gjera xhinse.

Ndërsa të ofrojnë një stil “casual”, xhinset e gjera janë më të përshtatshme për fundjavat, për ata që punojnë në zyrë dhe kanë një kod veshje në punë.

Por nga ana tjetër femrat e njohura të “Instagram”-it, na kanë dhënë disa modele dhe dizajne që janë më trendi, se xhinset “boyfriend”.

Vishini me një palë këpucë me taka dhe një bluzë të thjeshtë ose me çizme, xhinset e gjera janë stili që do ta shikoni kudo tani.

[gallery ids="66745,66744,66743,66742,66739,66740,66741"]