AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 15:17

Tregtonin drogë në Tiranë, pranga dy të rinjve me kokainë dhe kanabis

Tregtonin drogë në Tiranë, pranga dy të rinjve me

Policia e Shtetit ka goditur dy raste të shpërndarjes së drogës në Tiranë.

Në flagrancë u arrestua 21-vjeçari Armando Dervishi, pasi gjatë një kontrolli në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën 101 doza kokainë.

Personi tjetër që u arrestua nga policia është 24-vjeçari Fatjon Shkalla, pasi në banesën e tij në farkë iu gjetën 69 gramë kanabis sativa.

Dy të rinjtë do të përballen me veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.