TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Dasho ekspert i Shëndetit Publik ka reaguar sërish për situatën e koronavirusit.
Mjeku shpeshherë ka vënë theksin të përdorimi i një strategjie Anti-Covid për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe rritjen e numrit të viktimave nga ky virus.
Kritik për mënyrën se si është menaxhuar pandemia në Shqipëri nga Komiteti i Ekspertëve Teknik Dasho është shprehur se duhet rritur numri i testimeve, ndërsa fokusin e vendos tek: “Testo-Gjurmo-Trajto”. Një strategji kjo sipas tij e ndjekur dhe nga Evropa Perëndimore.
Sakaq mjeku nuk lë pa përmendur mënyrën se si vepron Evropa Lindore që sipas tij ka një numër të ulët të testimeve rezultat i së cilës është edhe mos identifikimi i rasteve me COVID-19, duke shtuar testo sa më pak, gënje sa më shumë.
Statusi:
Strategji anti-COVID
Europa Perëndimore: Testo-Gjurmo-Trajto
Europa Lindore: Testo (sa më pak) – Gjënje (sa më shumë)