IDE, 17 Mars 2018, 17:21

Tre krizat e demokracisë liberale

Tre krizat e demokracisë liberale

Në vitet e fundit, më është kujtuar shpesh një fjalim i David Wallace, në Kolegjin Kenyon, në vitin 2005. Wallace tregoi një barcaletë me dy peshq, që notonin sëbashku, kur një peshk më i vjetër, i afrohet dhe i pyet: “Mirmëngjes, si është uji?”. Pasi peshku më i vjetër largohet, njëri nga peshqit pyet; “Çfarë dreqin është uji?”.

Në dy vitet e fundit, ka patur shumë debate dhe aludime se çfarë i çoji votuesit e Trump dhe votuesit e Brexit, drejt kutitive të votimit. Ka patur shumë shqetësim, për thyerjen e normave kushtetuese dhe politike. Por ndërkohë që njerëzit vrapojnë nga një “stuhi Twitter-i” në tjetrën, më pak vëmendje i është kushtuar asaj që po i ndodh ujit – arsyeve thelbësore të krizës globale të demokracisë.

Libri i jashtëzakonshëm i Yascha Mounk, ‘Njërzit përballë Demokracisë”, na jep një tablo të qartë, konçize dhe bindëse, të kushteve që e bëjnë demokracinë liberale të funksionojë – dhe se si zhbërja e këtyre kushteve, është themeli i krizës së demokracisë në mbarë botën. Libri na tregon ujërat në të cilat demokracia liberale, ka notuar pa vetëdije gjithë këto vite.

Suksesi dhe stabiliteti i demokracisë liberale, sipas Mounk, u ndërtua mbi 3 supozime për jetën. Së pari, qytetarët kishin një botëkuptim relativisht të ngjashëm sepse media, gazetat, radio, ishin të gjitha mjete të komunikimit që siguronin që lajmet dhe informacioni, të mbeteshin brenda rrymës. Kjo bënte që edhe komunitetet më diverse, të ishin pjesë e një bote të bazuar në fakte të pranueshme nga të gjithë.

Supozimi i dytë, ishtë rritja ekonomike dhe barazia ekonomike relative. Në pjesën më të madhe të historisë botërore, nuk ka patur rritje ekonomike. Vetëm në fillimet e revolucionit industrial, rritja ekonomike ka shpërthyer, gjë që i bëri njerëzit të aspironin dhe të prisnin, standarte më të larta të jetesës. Në dekadat pas luftës së dytë botërore, rritja ekonomike e kombinuar me nivele të ulta të pabarazisë, bënë që rritja e valës, të lartësonte të gjitha anijet.

Supozimi i tretë, ishte homogjeniteti kulturor. Sipas Mounk, stabiliteti i demokracisë liberale nëpër botë, është karakterizuar nga popullësi relativisht homogjene. Në Europë, përshembull, triumfi i demokracisë dhe rënia e perandorive, si perandoria Austro-Hungareze, ishin të lidhura pazgjidhshmërisht me nacionalizmin.

Në gjeneratën e fundit dhe veçanërisht, në 15 vitet e fundit, Mounk sugjeron se të treja këto supozime, janë vendosur në vështirësi. Rrjetet sociale e kanë kthyer çdo individ në një transmetues informacioni dhe kanë lejuar që njerëzit të dëgjojnë vetëm lajmet, faktet dhe opinionet që dëshirojnë. Kjo gjë ka sjëllë rritjen e ideve radikale apo teorive konspirative. Rritja e mirëqenies ka ndaluar për një punëtor mesatar, për një gjeneratë të tërë, dhe njerëzit janë në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Së fundmi, emigracioni është rritur, që prej mesit të shekullit të njëzetë, duke nxitur një ankth rracor apo kulturor, në shumë vende, të cilat kanë parë një rritje të madhe të diversitetit.

Mounk sugjeron se për pasoje, demokracia liberale po zhbëhet. Nga njëra anë shohim lartësimin e “demokracive jo-liberale” - qeveritë që pretendojnë se përfaqësojnë popullin e “vërtetë”, por që kanë fare pak konsideratë për liritë individuale apo normat kushtetuese. Shumë njerëz i konsiderojnë këto lëvizje si populiste. Disa të tjerë flirtojnë me idenë ë “liberalizmit jo demokratik”, një stil qeverisje e cila mbron të drejtat, por në kurriz të përfshirjes demokratike dhe llogaridhënies. Mendojeni këtë si qeverisje nga elitat e teknokratëve që kanë pak besim tek njerëzit e thjeshtë.

Ajo çfarë është shqetësuese, është se të dyja këto reagime, mund të përforcojnë njëra tjetrën. Mounk nuk e shtjellon shumë këtë pikë, por vlen të diskutohet. Kur populistët vijnë në pushtet, kundërshtarët e tyre, kanë gjasa të shohin përfitimet e liberalizmit jo demokratik. Kur ky sistem të triumfojë, shumë njerëz do të ndihen të zënë në kurth dhe do të shohin që politikat nuk i përgjigjen kërkesave të tyre – duke i detyruar ata të kerkojnë rrëzimin e elitës. Në këtë cikël, humbësja është demokracia liberale, e cila sulmohet edhe për liberalizmin edhe për demokracinë.

Një nga aspektet pozitive të librit të Mounk, është se ai jep shpjegime të thjeshtq dhe për rrjedhojë edhe zgjidhje të thjeshta. Mounk ofron 3 drejtime, se nga mund të shpëtohet demokracia liberale. Më e rëndësishmja, është një reformë ekonomike, për të frenuar ndarjen e pabarabartë të rritjes ekonomike, dhe zbutjen e pasigurive që vijnë prej teknologjisë dhe globalizimit. Zgjidhja më e vështirë që Mounk ofron, është një axhendë për të ringjallur “besimin qytetar”, besimin e përbashkët tek faktet dhe informacioni, besimi tek institucionet politike dhe ndjenjën e mirësjelljes qytetare. Kjo meriton shumë vëmendje, sepse nuk është e mundur të arrihen ndryshime politike, në një shoqëri të polarizuar, që ka shumë pak fakte të përbashkëta dhe ku “muskujt qytetarë” janë atrofizuar.

Megjithatë, sugjerimi më interesant, është ideja e Mounk, për të imagjinuar një lloj të ri nacionalizmi, të cilin ai e quan “nacionalizimi gjithëpërfshirës”. Në vend që t’i përgjigjemi rritjes së nacionalizmit me të kundërtën e tij, kozmopolitanizmin utopik, Monk sugjeron se duhet ta “zbusim nacionalizmin” dhe të ofrojmë një vizion për një shoqëri të integruar, ku nacionalizmi i bashkon njerëzit në vend që t’i ndajë.

Të treja pjesët e kësaj axhende, mund të duken shqetësuese për ata që dëshirojnë të vazhdojnë me të njëjtën politikë. Reformat ekonomike, kërcënojnë njërëzit më të fuqishëm dhe grupet e interesit. Rikthimi i besimit qytetar do të thotë dalja nga tribalizmi në shoqëri, politikë dhe edukim. Nacionalizmi gjithëpërfshirës, sfidon retorikën e të majtës dhe të djathës. Por ne sot, notojmë në ujëra të rrezikshëm, dhe nuk mund të jemi të sigurtë për mbijetesën e demokracisë liberale.

Shkruar nga Ganesh Sitaraman për "The Guardian" / Përshtati në shqip: TPZ.AL