TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo e quan të mbyllur kapitullin e tij te përfaqësuesja e Portugalisë… për momentin. Sipas “CNN Portugal”, ylli i futbollit botëror, i ka mbyllur derën përfaqësueses për sa kohë që në drejtimin e saj mbetet Zhorge Zhezus me të cilin ka një frakturë të parikuperueshme.
Vendimi i tij, sipas të njëjtave burime, ka ardhur pak orë pasi Zhezus i kishte hapur derën kthimit të Ronaldos në radhët e ekipit. “Nëse po luan dhe dëshiron të jetë në ekipin kombëtar, mund të kthehet kur të dojë. Përse jo? ishte një keqkuptim dhe sipas mendimit tim, është i thjeshtë për t’u zgjidhur. Sa më përket mua, gjithçka është në rregull”, tha Zhezus para mediave.
Por Ronaldo nuk ka ndër mend të kthehet në një vend ku nuk respektohet. Ende nuk është mësuar saktësisht çfarë ka ndodhur mes trajnerit dhe lojtarit, por çështja Ronaldo duket se do të ketë përsëri zhvillime në të ardhmen.