SPORT, 5 Janar 2020, 18:52

Derbi Liverpul-Everton, shikoni veprimin e tifozëve në “Anfield” që po bën xhiron e internetit


Përplasje titanësh në FA Cup, mes Liverpulit dhe Evertonit. Një ndër derbet më të zjarrtë në Angli.  ‘Urrejtjen’ që dy klubet kanë për njëra-tjetrën nuk hezitojnë ta shfaqin në forma të ndryshme, derisa tifozët e Evertonit janë treguar kreativë para ndeshjes së sotme.

Ata kanë kthyer shpinën në momentin e këndimit të himnit të famshëm të tifozëve të Liverpulit ‘You’ll Never Walk Alone”.

Këtë reagim të tyre ndaj tifozëve të Liverpulit e ka publikuar edhe ish-futbollisti i njohur anglez, Geri Lineker.