TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Prizren. Dy persona u gjetën të vdekur mbrëmje e sotme.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, njëri nga viktimat është polic dhe viktima tjetër dyshohet se është e bija.
Prokuroria dhe Policia ende s’kanë dhënë versionin zyrtar se si ka ndodhur e gjithë kjo tragjedi, megjithatë dyshohet se babai ka vrarë vajzën dhe më pas edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:00, kohë kjo kur polici do të duhej të nisej për në vendin e tij të punës. Në vendin e ngjarjes janë Prokuroria dhe Policia të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.