AKTUALITET, 15 Dhjetor 2020, 18:44

U plagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 51-vjeçari (Emri)

U plagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital

Anton Keli, 51-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Rrëshen ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Në aksion janë edhe shërbimet e policisë së Lezhës dhe Mirditës dhe FNSH-së për krehjen e zonave duke ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit