AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 09:12

Koronavirusi i merr jetën farmacistit te Infektivi, luftoi njëzetë ditë me sëmundjen

Koronavirusi i merr jetën farmacistit te Infektivi, luftoi


Ka ndërruar jetë një tjetër person nga Covid 19 në Korçë.

Abc News bënë të ditur se ka ndërruar jetë Romeo Zallemi 85 vjeç.

Ai ishte një farmacist i njohur në Korçë, ndërsa ka ndërruar jetë te spitali Infektiv në Tiranë.

85-vjeçari ishte i shtruar prej 20 ditësh, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Situata nga koronavirusi vijon të jetë në nivele shqetësuese në vend. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 144 raste të reja dhe tre humbje jete.