AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 08:46

Gjendet mjeti që përdorën autorët për ekzekutimin e Bujar Çelës në Elbasan


Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan.

“Balkan Web” raporton se ekzekutorët e kanë djegur makinën e përdor në krim, ndërsa sjell dhe pamje të mjetit të gjendur nga policia.

Siç mund të shihet nga pamjet, mjeti është shkrumbuar totalisht. Mësohet se makinës i është vënë flaka në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.