AKTUALITET, 6 Gusht 2018, 14:36

Nuk shpëton as Luftëtari! UEFA nis hetimet për trukime në Europë

Nuk shpëton as Luftëtari! UEFA nis hetimet për trukime në

Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por mediat rumune bëjnë të ditur se UEFA ka nisur hetimet për ndeshjen e Luftëtarit ndaj Ventspils, bashkë me dy sfida të tjera të cilat janë sinjalizuar nga kompanitë e basteve në botë si të dyshimta.

“Fanatik.ro” ka bërë të ditur se ndeshjet e turit të dytë në Ligën e Europës që kanë tërhequr vëmendjen e organizatës ndërkombëtare janë duelet Rio Ave Jagellonia si dhe Atalanta-Sarajevo, ndërsa në turin e parë po hetoheshin duelet mes Luftëtarit dhe Ventspils.

Sfida e parë e skuadrës shqiptare përfundoi me fitoren 5-0 të letonezëve në fushën e tyre ku masakruan gjirokastritët që në pjesën e parë të ndeshjes. Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit, ekipi gjirokastrit barazoi 3-3 por u përball me akuza të shumta nga çdo vend i botës për manipulim të rezultatit për shkak të luhatjes së çuditshme të koeficienteve si dhe të sjelljes së futbollistëve në fushë, sidomos në momentin e golit të barazimit 3-3.