TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana vazhdon punën përgatitore në Antalia të Turqisë teksa ekipi nën drejtimin e Emanuel Egbo kërkon të jetë në formë optimale për pjesën e dytë të sezonit.
Bardheblutë veç stërvitjeve kanë zhvilluar edhe dy miqësore.
Njërën të humbur me rezultatin 1-2 ndaj Alaniaspor dhe tjetrën të fituar ndaj rivalëve hungarez të Mezokovezd falë golit të Elton Kale.
Sot, kryeqytetasit do të zhvillojnë edhe ndeshjen e fundit në tokën turke teksa në orën 13:00 është parashikuar të luhet sfida ndaj Korona Kielce.
24-herë kampionët kërkojnë ta mbyllin fazën përgatitore me një rezultat pozitiv ndaj një ekipi që militon në nivelin më të lartë të futbollit polak, kjo për t’i shërbyer edhe si moral më pas për ndeshjet e kampionatit, aty ku në këtë sezon objektivat janë maksimale.