AKTUALITET, 15 Janar 2020, 08:30

Shpërthen bombola e gazit në një byrektore, plagoset pronarja në Yzberisht

Shpërthen bombola e gazit në një byrektore, plagoset pronarja


Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm brenda një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberishtit, ku si pasojë është plagosur punëtorja (identiteti i saj ende nuk dihet), e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Byrektorja është në katin e parë të një pallati dhe shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale, duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Po kështu banorët e zonës janë zgjuar të tronditur nga shpërthimi i fortë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.