AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 22:15

“Qepe gojën”/ Lefter Maliqi sherr me Petro Koçin

“Qepe gojën”/ Lefter Maliqi sherr me Petro Koçin

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një debat të fortë me zvendësministrin e Mbrojtjes Petro Koçi, të qenë pjesë e emisionint“Open”.

Maliqi i kujtoi Koçit se nuk mund të flasë me të për Policinë .

Debati vijon si më poshtë:

Maliqi: Nuk flet me mua për Policinë ti se gjashtë muaj të mbajtën zv.ministër dhe ta nxiu Erion Braçe, zvendëskryeministri i Ramës, në gazetën “Zeri i Popullit”. Ishte kryeredaktor, po të duash ta gjej edhe gazetën se e kam…

Koçi: Mos e ngatërro debatin kjo ska asnjë lidhje për këtë që po flasim.

Maliqi: Përgjigju këtu! Ta jap unë “Zerin e Popullit”, ku të ka nxirrë Erion Braçe…

Koçi: Qepe gojën!

Maliqi: Gojën qepe ti, hiq edhe syzet të më shohësh në sy! Dhe mu përgjigj çdo kishe bërë, po të ishe ministër, me ata shefat e policisë që janë kapur nga përgjimet që ka nxjerrë “Bild” me blerje votash. Do ti shkarkoje…?/