SPORT, 23 Tetor 2020, 14:31

“Frymëmarrje” për Konten, një futbollist i Interit fiton betejën me COVID-in

“Frymëmarrje” për Konten, një futbollist i Interit


Pas Bastonit dhe Naingolan, një tjetër futbollist i Interit ka fituar betejën me Koronavirusin. Bëhet fjalë për anglezin Eshli Jang. Në tamponin e kryer së fundmi, anësori 35-vjeçar, ka rezultuar negativ, teksa do të lerë karantinën, për t’u bashkuar me skuadrën e tij në stërvitje.

Një rikthim i rëndësishëm për ziklatërit, të cilët së fundmi kanë vuajtur mungesën e rezultateve pozitive, duke mos triumfuar në 3 ndeshjet e fundit. Te Interi numri i të infektuarve momentalisht është katër, Radu, Galjardini, Shkrinjar dhe Hakimi.