AKTUALITET, 6 Prill 2020, 12:54

"Testime masive për koronavirusin", Basha-Ramës: Po fshihesh pas komitetit teknik me shpresë që njerëzit mos të shohin

"Testime masive për koronavirusin", Basha-Ramës: Po fshihesh


Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer menjëherë përgjigje deklaratës së bërë nga kryeministri Rama pak më parë, lidhur me kërkesën e opozitës për testime në masë.

Sipas Bashës, testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

“KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është”-thekson Basha.

Deklarata e Kryetarit të PD:

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda!

KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.