BOTA, 12 August 2026, 15:44

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ Mbijetoi 36 orë nën rrënoja, shpëtohet e gjallë 32-vjeçarja

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ Mbijetoi 36 orë nën

Një grua 32-vjeçare është nxjerrë gjallë nga rrënojat 36 orë pasi mbeti e bllokuar nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë.

Daniela Largo u shpëtua në qytetin e Pereira-s pas një operacioni që zgjati rreth 10 orë. Ekipet e shpëtimit arritën ta lokalizonin pasi një banor dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë.

Me ndihmën e një kamere të vogël, zjarrfikësit përcaktuan vendndodhjen e 32-vjeçares, por rruga drejt saj ishte bllokuar nga katër pllaka të rënda betoni. Ekipet hapën dy tunele për ta nxjerrë. Përmes njërit prej tyre i siguruan oksigjen, ndërsa tuneli i dytë u përdor për ta liruar nga rrënojat. Pas shpëtimit, Largo u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në Kolumbinë perëndimore. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 188 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.