TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i komunës së Petrinjës e cila ishte edhe epiqendra e tërmetit shkatërrues që goditi Kroacinë, deklaroi se tashmë problem kryesor mbetet strehimi i qytetarëve.
“Kjo ishte një goditje shumë e vështirë. Lëkundje të tjera janë regjistruar pas tërmetit shkatërrues.
Njerëzit janë të traumatizuar, shqetësimi është i lartë dhe durimi është në limitet e secilit prej nesh. Sot në Petrinja, askush nuk është më normal”, tha Darinko Dumbovic.
Ai po ashtu shtoi se ndihmat ishin të menjëhershme, por duhet të bëhej një shpërndarje dhe një mirë menaxhim i tyre që të mos krijohej kaos edhe pse në kushtet e tilla menaxhimi do të ishte i vështirë.
Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se pas tërmet shkatërrues kanë vijuar lëkundjet, ndërsa mëngjesin e sotëm në Petrinja u regjistrua një tjetër tërmet.
Instituti Sizmologjik raportoi se tërmeti ishte 4,2 i shkallës Rihter.
Kujtojmë se të paktën shtatë persona humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Kroacinë mesditën e së martës.
Mes atyre që humbën jetën është edhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir, nga e njëjta shtëpi në Majske Poljane afër Glinës.