AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 14:46

Tërheqja e SHBA nga Afganistani, Putin: Dështoi imponimi i demokracisë me forcë

Tërheqja e SHBA nga Afganistani, Putin: Dështoi imponimi i

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se tërheqja e SHBA nga Afganistani ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Putin ka shtuar se nuk janë nxjerrë mësime nga ndërhyrjet e mëparshme të drejtuara nga SHBA.

Presidenti rus tha se përpjekjet e vendeve perëndimore për të imponuar demokracinë me forcë dështuan. Sanksionet, tha ai, qoftë kundër Rusisë apo vendeve të tjera ishin vazhdimi i së njëjtës politikë të dështuar.

Ndërkohë, ambasadori rus në Kabul i tha agjencisë së lajmeve RIA se Rusia është në kontakt me anëtarët e mundshëm të qeverisë së re të talebanëve.

Por ai theksoi se Moska nuk planifikonte të furnizonte regjimin e ri me armë. Në fillim të kësaj jave Presidenti Putin u bëri thirrje talebanëve të “hyjnë në familjen e kombeve të civilizuara”.