AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 11:30

Kërkohej nga SHBA për shpërndarje kokaine, Gjykata lë 40 ditë në burg Aleksandër Vulaj, pritet ekstradimi i tij

Kërkohej nga SHBA për shpërndarje kokaine, Gjykata lë 40

Aleks Vulaj i arrestuar pak ditë më parë në Han të Hotit me qëllim ekstradimi drejt SHBA, është lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës.

Ai do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për 40 ditë derisa në vend të mbërrijnë dokumentet për ekstradim.

Vulaj rezulton se ishte shpallur në kërkim për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në shtetin e Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vulaj u arrestua dy ditë më parë në rrugën Tamarë-Hani i Hotit. Policia kishte marrë informacione nga zyra e DEA-s në Athinë në lidhje me vendndodhjen e tij dhe pas dy muajsh vëzhgim ka arritur ta vërë në pranga.