TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë publikuar pamjet ku tregohet momenti kur tentojnë të arratisen nga burgu “313” Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, i pari i kapur për sasinë më të madhe të kokainës të futur në Shqipëri, plot 613 kg, ndërsa i dyti është pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”.
Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri.
I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin, raporton Balkan Web.
Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.
*Për të parë videon kliko këtu