AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 13:23

Koronavirusi, Manastirliu sërish thirrje: Studentët, mësuesit dhe pedagogët të vaksinohen!

Koronavirusi, Manastirliu sërish thirrje: Studentët, mësuesit dhe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka përsëritur apelin për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, për shkak të përhapjes së variantit Delta, që ka sjellë një valë të re të pandemisë.

Manastirliu shprehet se çdo student, pedagog dhe mësues si dhe çdo qytetar mbi 18-vjeç duhet ta shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Sipas ministres deri më sot në vend janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve.

*** Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj COVID në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqendruar”, shkruan ministrja.

Në Shqipëri janë rritur numrat e të infektuarve dhe fataliteteve në ditët e fundit, ndërkohë që i gjithë Ballkani po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e Covid-19.