AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 10:20

Edi Rama frikësohet nga studentët, rrethon kryeministrinë me policë/ VIDEO

Edi Rama frikësohet nga studentët, rrethon kryeministrinë me

Edhe pse është parashikuar që protesta e studentëve sot të mbahet përpara ministrisë së Arsimit, duket se te kryeministria janë marrë të gjitha masat.

Në ambientet e jashtme të kryeministrisë ka pasur një numër shumë të madh punonjësish të policisë.

Sot është dita e tretë e protestës studentore, kërkesat e të cilëve tashmë janë në tavolinën e Lindita Nikollës.

Kanë qenë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës ata që kanë marshuar përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndërsa disa prej thirrjeve të tyre në drejtim të Ramës kanë qenë: Nuk jemi ngelës, jemi inteligjenca!/Faxweb/