AKTUALITET, 11 Janar 2020, 16:57

Tentativë për vrasje në Korçë, arrestohet 24-vjeçari

Shkon në tre numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2020”, të zhvilluar një ditë më parë nga policia e Korçës.

Në pranga ka rënë shtetasi K. A., 24 vjeç, banues në Korçë.

I riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Një ditë më parë policia ndaloi dy persona dhe procedoi penalisht dy të tjerë.

Sipas policisë personat janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje, vjedhje.