AKTUALITET, 11 Janar 2020, 14:30

Skënderbeu ia del me goleadë në miqësore, 5 gola kundër klubit që i hapi telashe

Skënderbeu ia del me goleadë në miqësore, 5 gola kundër


Skënderbeu ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Besëlidhjes, duke e mundur me rezultatin e thellë 5-2.

Korçarërt kaluan në avantazh shumë shpejt, ku në minutën e 5 ishte Uendi Mara ai që ka shënuar duke zhbllokuar rezultatin.

Ndërkohë, miqtë janë kundërpërgjigjur duke realizuar edhe ato, por Skënderbeu është treguar më cinik.

Korçarët kanë mundur të shënojnë edhe 4 herë të tjera duke e thellur rezultatin në 5-2. Dy golat e Krasniqit dhe bga një gol i Gripshit e Elezit kanë vulosur takimin për Skënderbeun.

Korçarët kishin probleme pak ditë më parë me klubin e Besëlidhjes pasi Sidibe doli në stërvitje me ta, teksa presidenti i Besëlidhjes pretendon se është nën kontratë dhe ka detyruar Skënderbeun që të paguajë nëse do shërbimet e tij. Tashmë mbetet të shihet se si do të zgjidhjet kjo çështje.