AKTUALITET, 11 Janar 2020, 14:09

Guardiola: Ja pse s’e aktivizoja Pique, sot është ndër më të mirët e historisë

Guardiola: Ja pse s’e aktivizoja Pique, sot është ndër


Pep Guardiola ka rrëfyer një detaj të këndshëm në lidhje me Gerard Pique.

Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes ndaj Aston Villa në transfertë, trajneri i Manchester City i është rikthyer periudhës kur mbrojtësi spanjoll la Manchester United për t’u kthyer në Katalonjë.

Ishte viti 2008 dhe Guardiola sapo kishte marrë drejtimin e Barcelonës. Pique, atë kohë rreth 20-21 vjeç, nuk dukej gati dhe trajneri preferonte mbrojtësit e tjerë përpara atij. Me kalimin e kohës.

Lojtari filloi të tregonte potencialin e madh dhe 48-vjeçari e cilëson si një ndër mbrojtësit më të mirë në histori.

“Kur Pique u rikthye nga Manchester United nuk e aktivizoja, sepse nuk e shihja të përgatitur mirë.

Emra si Rafa Marquez, Carles Puyol dhe mbrojtësit e tjerë të ekipit, më dukeshin më të mirë. Më pas filloi të tregonte vlerat e tij dhe atë që është: një nga qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit“, thekson Pep Guardiola.