AKTUALITET, 14 Maj 2020, 17:13

Teatri, Basha: Rama, xhelati që dhunon shqiptarët. Pasojat do të bien të gjitha mbi të!

Teatri, Basha: Rama, xhelati që dhunon shqiptarët. Pasojat do të
Pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësuesit e Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Demokrati Basha akuzoi Ramën si hajdut që vjedh shqiptarët. Mes të tjerash ai theksoi se prishja e Teatrit Kombëtar është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. “Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Nuk mund të vuajë një popull i tërë për makutërinë e çmendur të një njeriu! Prishja e TK është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. Pasojat do të bien të gjitha mbi të!”, -shkruan Basha.