TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Epidemiologu i ISHP, Artan Simaku në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se rritja e sotme e rasteve me COVID-19 në Shqipëri nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi janë shumica raste kontakti.
Simaku thotë se, raste të rralla sporadike do të ketë sepse kjo është parashikuar prej rihapjes.
”Shumica janë kontakte dhe jo raste të reja. Me rihapjen dihet që do ketë një numër rastesh sporadik. Jemi drejt fundit të epidemisë por raste të rralla do ketë në një numër shumë të ulët deri në një fazë të mosqarkullimit të koronavirusit.
S’ka vend për shqetësim. Shumica janë kontakte të rasteve, kjo luhatje ishte parashikuar, por absolutisht numri i pacientëve të shtruar po bie, ata në terapi intensive po bie. Ka vend për kujdes dhe për respektimin e masave. Nëse nuk respektohen masat mund të kemi edhe këto rastet të reja por sigurisht në një numër shumë të ulët dhe kontrollohen menjëherë.
Të gjitha ndikojnë në uljen e transmetueshmërisë së koronavirusit. Por masat duhen respektuar. Bizneset me protokolle në plazhe, çadrat, kultura e distancimit duhet të na bëhet e përditshme. Jo të relaksohemi dhe të mendojmë se rreziku iku.
Nuk duhet të kemi frikë nga liria e masave. Pra respektimi i masave duhet të na bëhet kulturë. Pasi koronavirusi mund të vijë dhe në vjeshtë dhe vlejnë të njëjtat masa", tha Simaku.
Ai sqaron se epidemia është drejt përfundimit dhe hapja e kufijve do sillte vetëm disa raste të rralla që do të kontrolloheshin menjëherë dhe jo një rikthim të epidemisë.