AKTUALITET, 14 Maj 2020, 16:00

Çështja e Teatrit Kombëtar, Këshilli Bashkiak mblidhet të hënën, kërkesa për prishjen e godinës bëhet nga Veliaj

Çështja e Teatrit Kombëtar, Këshilli Bashkiak mblidhet

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila ishte planifikuar për t'u zhvilluar nesër, është shtyrë për të hënën. Sipas projekt-vendimit, mësohet se një ndër pikat që do diskutohet është dhe shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në dokument është dhe relacionin përkatës, i cili do të shqyrtohet në mbledhjen online të këshillit bashkiak ditën e hënë.

Propozimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj, i cili ia ka dërguar kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Sipas dokumentit, kërkimi i shembjes së godinës, e cila tashmë është në pronësi të bashkisë së Tiranës bazohet në akt ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit.