TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot pranë stadiumit, ku është qëlluar me armë ndaj një makine.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”. Policia thekson se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit.
Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar.
Ndërkohë, personi që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit është shtetasi E. Causholli, person i njohur për policinë, me nofkën ‘Korcari’.
Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.