AKTUALITET, 25 Nëntor 2020, 10:13

“Kufizoni kontaktet!” Ministria e Shëndetësisë: Nëse keni shenja gripi mos shkoni në punë

Përhapja e infeksionit të Covid-19 është kthyer në një shqetësim për institucionet me shtimin e rasteve të reja ditore.

Nisur nga kjo Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar që një pjesë e mirë e administratës të punojë nga shtëpia.

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë sot një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia.

“Kufizo kontaktet dhe shmang grumbullimet për të parandaluar përhapje e infeksionit”, rekomandon Ministria e Shëndetësisë.