AKTUALITET, 25 Nëntor 2020, 12:01

“I zhgënjyer nga ndasitë politike në Shkodër", Basha: Qeveria “Rama” e vetmja që nuk mendon një paketë të tretë për bizneset

“I zhgënjyer nga ndasitë politike në Shkodër",

Nga Shkodra ku po zhvillon një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh i zhgënjyer nga mostejkalimi i ndasive politike në Këshillin Bashkiak në një situatë të tillë.

Basha theksoi se pengimi për kryebashkiaken në detyrë është bërë nga frika se modeli i Bashkisë së Shkodrës do t’i nxirrte zbuluar.

Më tej kryedemokrati tha se kjo qeveri është e vetmja në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë për të ndihmuar bizneset.

“Bëra thirrje që të kaloheshin ndasitë politike. Jam i zhgënjyer për ata që janë ulur në karriget e Këshillit Bashkiak. Mund të bashkoheshin me kryetaren për të hequr detyrimet lokale. Unë e kuptoj presionin, arsyeja kryesore që janë bërë se shembulli i Shkodrës do të ishte i vështirë për të mos u ndjekur nga bashkitë e tjera.

Është e vetmja qeveri në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë.

Sot në Shkodër unë e di ë jeni të braktisur.

Numri për fat të keq që fshihet nga Rama është edhe më i lartë. Përveç propagandës dhe sulmeve ndaj atyre që tregojnë të vërtetë janë e vetmja përgjigje.

Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Njëra nga to është të mbajmë maskën dhe distancën,. Por edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e vet dhe këtu ka dështuar.

Një orë e më parë sipërmarrja dhe biznesi i vogël të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që ka biznesi në Kosovë”, tha Basha.