TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
12 persona kanë humbur jetën dhe 154 raste të reja janë konfirmuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e shëndetësisë bën me dije se nga 1967 testime rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 118, Kumanovë – 12, Kavadar – 5, Prilep dhe Manastir nga 3, Velesi, Kërçova, Koçani, Sveti Nikolla dhe Kriva Pallanka nga 2, Strumica, Vinica dhe Kratova nga 1.
Betejën me Covid e kanë fituar 408 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 187.068, prej tyre 167.810 të shëruar, 6,472 të vdekur.