AKTUALITET, 24 Korrik 2018, 12:52

Pamjet me dron, çfarë ka mbetur pas katastrofës që shkaktoi zjarri në Athinë

Pamjet me dron, çfarë ka mbetur pas katastrofës që

Greqia po përjeton një nga situatat më të rrezikshme dhe të tmerrshme nga zjarret të paktën për dekadën e fundit, teksa për pak orë, raportohen 60 viktima dhe qindra te plagosur. Mes viktimave ka edhe shqiptarë.

Zjarri ka rënë në një pyll në zonën e Attikës pranë Athinës dhe është përhapur me shpejtësi i favorizuar edhe nga era që arriti deri në 80 km/h. Shumë viktima janë gjetur në makina, të përqafuar, skena dramatike këto që po bëjnë xhiron e botës pasi lajmi ka zënë vend në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Sakaq mediat greke kanë nxjerrë një video ku duken pamjet e filmuara me dron të gjendjes aktuale në Attikë.

https://youtu.be/zgle9xHH2PU