AKTUALITET, 21 Gusht 2020, 19:38

Gruaja e tij i'u lut Putin, kreu i opozitës ruse lejohet të fluturojë drejt Gjermanisë për kurim

Gruaja e tij i'u lut Putin, kreu i opozitës ruse lejohet të


Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, do të fluturojë jashtë Rusisë për mjekim, pasi gruaja e tij iu lut Presidentit Vladimir Putin, mes pretendimeve se mjekët nuk po thonë të vërtetën kur pohuan mse ai ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një sëmundje në zemër.

Gruaja e Navalny, Yulia, iu lut Putin që ta lejojë atë të largohej nga vendi për t’u trajtuar pasi ai ra në gjendje kome në mes të dyshimit se ishte helmuar me një filxhan çaj.

Yulia, të cilës i është ndaluar të shohë burrin e saj që kur ra dje pa vetëdije gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, tha se është jetike që ai të dërgohet në Gjermani për trajtim të specializuar.

Këtë pasdite, mjekët në spitalin Siberian, ku Navalny po mjekohet, lejuan transportimin e tij në një institucion të lartë mjekësor gjerman.

Një aeroplan mjekësor i drejtuar nga Berlini nga aleatët e Navalny mbërriti në Omsk këtë të premte, por mjekët rusë fillimisht u mohuan atyre lejen për ta transferuar atë, duke thënë se gjendja e tij është shumë e paqëndrueshme.

Mjekët gjermanë u lejuan për pak kohë që të shihnin 44-vjeçarin dhe vendosën që ai ishte i aftë të fluturonte.

Alexander Murakhovsky, mjeku kryesor i spitalit, ka mohuar me të drejtë pretendimet se Navalny ishte helmuar, duke thënë se ai vuan nga një gjendje e zemrës e shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.