AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 15:42

Të interesuar për punë në Gjermani sipas rregullores për Ballkanin Perëndimor? Ambasada del me njoftim për shqiptarët

Të interesuar për punë në Gjermani sipas rregullores

Ambasada gjermane në Kosovë ka publikuar informacionet në lidhje me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor që ka të bëjë me tregun e punës në këtë shtet.

Në një postim të Ambasadës gjermane në Facebook, bëhet me dije se lista e pritjes për termine për muajin tetor do të hapet më 7 shtator në ora 11:00.

Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?

Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor .

Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës.

Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur.

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale.

Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar.

Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së.

Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.

Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëherë kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit.

Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë

Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve për parashtrimin e kërkesës për vizë (Urdhëresa për Punësim). Lista e pritjes për terminë në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për terminë, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme.

Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur.

Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit.

Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/fillimi-i-punesimit…/1767176 .